Ermelinda Kuka Arkiv editorial
Fjala e fotografes
Pulsi i Ndjesive – një rikthim i shpirtit
Çdo fund është një fillim i ri... Pas një periudhe të gjatë reflektimi, vendosa të rikthehem aty ku gjithmonë kam lënë një pjesë të shpirtit tim – tek krijimet, tek momentet që nuk flasin me fjalë por me ndjesi.
Sepse ndjesitë lindin ashtu si një nënë lind një jetë – të vërteta, të pastra dhe të mbushura me dashuri.
Këtë herë rikthimi im do të sjellë diçka më ndryshe: Video 1-minutëshe që do të përmbledhin ndjesitë më të fuqishme në një moment të vetëm. Skenografi handmade dhe ide unike për fotostudio – aty ku kujtimet marrin formë dhe bëhen art. Fotografi që flasin me zemër, që nuk i sheh vetëm me sy, por i ndjen.
Ky është rikthimi im, kjo është energjia ime e re. Mirë se erdhët sërish tek Pulsi i Ndjesive
Me shumë dashuri, Ermelinda..... #

Historia tjetër / Nº 037
një dorë plot ëndrra
Lexo historinëPortreti juaj, historia juaj