
Shtëpia nuk është një vend... ishte ai, ajo…
Shtëpia nuk është një vend... ishte ai, ajo dhe djali i tyre, dorë për dorë. Pulsi i Ndjesive...
167 histori ku fotografia shoqërohet nga fjala — të zgjedhura nga qindra sete të arkivit.

Shtëpia nuk është një vend... ishte ai, ajo dhe djali i tyre, dorë për dorë. Pulsi i Ndjesive...

Drita e perëndimit prekte gurët e lashtë, sikur t'i kthente në ar. Por asgjë nuk shkëlqente më shumë se dashuria që mbaja pranë zemrës sime...♡♡

Kur koha do kalojë, nuk do na mungojnë pasuritë, as vitet... po do na mallën këto çaste që sot na duken të zakonshme. Sepse në të vërtetë, ishin mrekullia jonë....

Në mes të këtij perëndimi, ne nuk pozuam për një foto... po ruajtëm një copëz përjetësie.

Një ditë ajo do të harrojë lodrat, fustanet dhe përrallat... po kurrë nuk do të harrojë si e shihte babai.

Mes përqafimeve, buzëqeshjeve dhe dritës së artë të perëndimit, po ndërtojmë kujtimet që një ditë do të bëhen thesari më i çmuar i zemrave tona. Pulsi i Ndjesive

....Dhe kur vitet të kenë kaluar, kur zërat të bëhen kujtime dhe e vogla ime Zoe të jetë rritur, do të mbeten këto copëza drite... për t’i treguar asaj sa shumë është dashur, sa shumë është përqafuar dhe sa e bukur ishte kjo copëz e jetës sonë. Pulsi i Ndjesive

Babai ecte pas tij në heshtje... si një mbrojtje që fëmijët e ndjejnë edhe pa fjalë

Dhe dallgët pëshpëritnin lehtë: “Mos u rrit shumë shpejt... përrallat jetojnë këtu...”

Deti e pyeti: “Pse vrapon kaq i lumtur vogëlush?” Ai tha: “Sepse po ndjek diellin...”

Dhe ka zemra... që pa bërë zhurmë, dhurojnë dritë. Një lulekuqe në dorë, një mirësi që ndihet më shumë sesa thuhet. softaesthetic vintagevibes earthtones magicalmoments femijeri portraitmood naturelove shpirti babydetails —

Ka njerëz që nuk trokasin fort në jetë... por hyjnë ngadalë, si një ndjesi e bukur që mbetet gjatë. Faleminderit @fjongo.al për këtë dhuratë kaq të ndjerë, të qepur me dashuri e butësi.